Politika e privatësisë për marketingun në Workplace
Në fuqi nga 10 tetor 2023
PËRMBAJTJA
- Informacionet ligjore
- Informacionet që mbledhim
- Si i përpunojmë informacionet tuaja
- Informacionet që ndajmë
- Si të ushtroni të drejtat tuaja
- Mbajtja e informacioneve tuaja
- Operacionet tona globale
- Bazat tona ligjore për përpunimin
- Përditësimet për Politikën e privatësisë
- Kush është përgjegjës për informacionet tuaja
- Na kontaktoni
1. Informacionet ligjore
Kjo politikë privatësie (“Politika e privatësisë”) shpjegon praktikat tona për të dhënat në lidhje me ofrimin e sajteve tona të uebit, duke përfshirë workplace.com (“sajtet”) (ndryshe nga Shërbimet e Workplace), si dhe aktivitetet tona të bazuara te marketingu dhe reagimet (së bashku, “aktivitetet”). Në këtë Politikë privatësie, ne përshkruajmë informacionet që mbledhim rreth jush në lidhje me sajtet dhe aktivitetet tona. Ne më pas shpjegojmë se si i përpunojmë dhe i ndajmë këto informacione dhe se si mund të ushtroni të drejtat që mund të keni.
“Meta”, “ne”, “ynë” ose “neve” nënkuptojnë entitetin e Meta që mban përgjegjësi për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale sipas kësaj Politike të privatësisë, siç përcaktohet në “Kush është përgjegjës për informacionet tuaja”.
Shërbimet e Workplace: Kjo Politikë privatësie nuk zbatohet për përdorimin nga ju të produktit Workplace në linjë që ua ofrojmë klientëve tanë, i cili i lejon përdoruesit të bashkëpunojnë dhe të ndajnë informacione në punë, duke përfshirë produktin Workplace, aplikacionet dhe shërbimet përkatëse në linjë (së bashku "Shërbimet e Workplace"). Përdorimi i Shërbimeve të Workplace nga ju kontrollohet nga “Politika e privatësisë e Workplace” që gjendet këtu.
2. Informacionet që mbledhim
Ne mbledhim informacionet në vijim rreth jush:
Informacionet tuaja të kontaktit. Ne mbledhim adresën tuaj të emailit dhe informacionet bazë, të tilla si emri juaj, titulli i pozicionit të punës, emri i organizatës dhe numri i telefonit, kur kërkoni, për shembull, informacione në lidhje me produktet tona, duke përfshirë Workplace, kur shkarkoni burimet, regjistroheni për materialet e marketingut, kërkoni një provë falas ose merrni pjesë në një nga ngjarjet ose kongreset tona. Nëse nuk na jepni këto informacione, nuk do të mund të krijoni një llogari për të filluar, për shembull, provën tuaj falas të Workplace. Nëse jeni administratori i llogarisë së organizatës suaj, ne mbledhim informacionet tuaja të kontaktit kur jepni pëlqimin për të marrë nga ne komunikime elektronike që lidhen me marketingun.
Informacionet që na jepni. Kur na kontaktoni, mund të na jepni informacione të tjera. Lloji i informacioneve varet nga arsyeja për të cilën na kontaktoni. Për shembull, nëse keni një problem që lidhet me përdorimin e sajteve tona nga ju, mund të na jepni informacione që i konsideroni të dobishme për të zgjidhur problemin tuaj, së bashku me detajet se si t’ju kontaktojmë (p.sh., një adresë emaili). Për shembull, ju mund të na dërgoni një email me informacionet që lidhen me performancën e sajtit tonë ose me probleme të tjera. Në të njëjtën mënyrë, nëse na kërkoni, për shembull, informacione për Shërbimet e Workplace, ju mund të na tregoni se ku punoni ose informacione të tjera për të na ndihmuar që t’i përgjigjemi pyetjes suaj.
Informacionet e anketave dhe reagimeve. Ne marrim gjithashtu informacione rreth jush kur merrni pjesë, me dëshirë, në një nga anketat ose panelet tona të reagimit. Për shembull, ne punojmë me ofrues të tretë shërbimi, të cilët zhvillojnë anketa dhe panele reagimi për ne, të tilla si strehimi i një komuniteti të klientëve të Workplace që kanë pranuar të jenë pjesë e një paneli reagimi. Këto kompani na japin informacionet që mbledhin rreth jush në rrethana të caktuara, duke përfshirë moshën tuaj, gjininë, emailin, detajet rreth rolit tuaj në biznes dhe mënyrat me të cilat i përdorni produktet tona, si dhe reagimin tuaj që jepni.
Informacionet e përdorimit dhe të regjistrave. Ne mbledhim informacionet rreth aktivitetit tuaj në sajtet tona, të tilla si informacionet që lidhen me shërbimet, diagnostikimin dhe performancën. Këtu përfshihen informacionet rreth aktivitetit tuaj (duke përfshirë se si e përdorni sajtin tonë, si dhe kohën, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e aktiviteteve tuaja) skedarët e evidencave dhe regjistrat e diagnostikimit, ndërprerjes aksidentale, sajtit të uebit dhe performancës, si dhe raportet.
Informacionet e pajisjes dhe të lidhjes. Ne mbledhim informacionet e pajisjes dhe ato specifike për lidhjen kur keni akses në sajtet tona ose i përdorni ato. Këtu përfshihen informacionet e tilla si modeli i harduerit, informacionet e sistemit operativ, niveli i baterisë, fuqia e sinjalit, versioni i aplikacionit, informacionet e shfletuesit, rrjeti celular, informacionet e lidhjes (duke përfshirë numrin e telefonit, operatorin celular ose ISP-në), gjuha dhe zona orare, adresa IP, informacionet e operacioneve të pajisjes dhe identifikuesit (duke përfshirë identifikuesit unikë për Produktet e kompanive Meta të lidhura me të njëjtën pajisje ose llogari).
Kukit. Sajtet tona përdorin kuki. Kuki është një element shumë i vogël i të dhënave, të cilin sajti ynë e dërgon te shfletuesi i një përdoruesi, i cili mund të ruhet më pas në diskun e ngurtë të përdoruesit që të mund të njohim kompjuterin ose pajisjen e përdoruesit kur të kthehet përsëri. Ne përdorim edhe teknologji të tjera që kanë një funksion të ngjashëm. Mund të mësoni më shumë se si i përdorim kukit dhe teknologjitë e ngjashme në sajtin tonë të Workplace, në Politikën tonë të kukive.
Informacionet e palës së tretë. Kur punojmë me ofrues të tretë shërbimesh dhe partnerë që të na ndihmojnë për të operuar, ofruar, përmirësuar, kuptuar, përshtatur dhe mbështetur sajtet ose aktivitetet tona, ne mbledhim prej tyre informacione rreth jush.
Kompanitë e Meta. Ne mbledhim informacione nga infrastruktura, sistemet dhe teknologjia e ndarë me Kompanitë e tjera të Meta në rrethana specifike. Ne përpunojmë gjithashtu informacione rreth jush nëpër Produktet e kompanisë Meta dhe nëpër pajisjet tuaja, sipas kushteve dhe politikave të çdo produkti dhe siç lejohet nga ligji në fuqi.
Informacionet e mbledhura kur përdorni Shërbimet e Workplace janë objekt i Politikës së privatësisë të Workplace, e cila kontrollon se si përpunohen informacionet tuaja kur përdorni Shërbimet e Workplace.
3. Si i përpunojmë informacionet tuaja
Ne i përdorim informacionet që kemi (objekt i zgjedhjeve që bëni dhe i ligjit në fuqi) për të operuar, ofruar, përmirësuar, kuptuar, përshtatur dhe mbështetur sajtet dhe aktivitetet tona.
Ofrojmë, përmirësojmë dhe zhvillojmë sajtin dhe aktivitetet tona.
Ne i analizojmë informacionet tuaja për të ofruar, përmirësuar dhe zhvilluar sajtin dhe aktivitetet tona. Këtu përfshihet lejimi juaj që të përdorni në përgjithësi dhe të navigoni në sajtet tona, të na kontaktoni për më shumë informacione, të keni akses në burime shtesë dhe të regjistroheni për prova falas. Ne do t’i përdorim gjithashtu informacionet tuaja për zhvilluar aktivitetet tona të marketingut në përputhje me këtë Politikë të privatësisë. Ne i përdorim informacionet tuaja gjithashtu për të ofruar, përmirësuar dhe zhvilluar anketat dhe/ose panelet e reagimit në të cilat merrni pjesë.
Kuptojmë se çfarë duan dhe pëlqejnë klientët.
Ne i marrim parasysh dhe i analizojmë informacionet dhe reagimet tuaja nëse merrni pjesë në një panel reagimi ose në studime të tjera të reagimit (si për shembull, ku testoni koncepte të reja dhe shikoni paraprakisht veçoritë e Workplace). Ne e bëjmë këtë për të kuptuar se çfarë duan dhe pëlqejnë klientët, për shembull, që të informohemi nëse duhet t’i ndryshojmë apo t’i prezantojmë veçoritë e reja të Workplace apo produktet dhe shërbimet e tjera, si dhe për të marrë statistika të tjera. Informacionet që merren nga pjesëmarrja juaj në një panel reagimi ose në studime të tjera të reagimit, do të bashkohen dhe do të përdoren në një formë të çidentifikuar dhe, nëse përdoret një citim ose ndjenjë në një raport reagimi ose statistikash, raporti nuk do t’jua atribuojë atë juve personalisht.
Komunikojmë me ju.
Ne i përdorim informacionet që kemi për t'ju dërguar komunikime marketingu dhe për të komunikuar në përgjithësi me ju rreth sajteve dhe aktiviteteve tona, si dhe për t'ju njoftuar për politikat dhe kushtet tona, sipas rastit. Ne i përdorim po ashtu informacionet tuaja për t'ju përgjigjur kur na kontaktoni.
Ofrojmë, personalizojmë, matim dhe përmirësojmë marketingun dhe reklamimin tonë.
Ne mund t’i përdorim informacionet tuaja për reklama të synuara, duke përfshirë nëpërmjet rrjeteve të palëve të para dhe atyre të treta dhe për të krijuar audienca të ngjashme, audienca të përshtatura dhe matje në rrjetet e reklamave të palëve të para dhe të treta.
Promovojmë sigurinë, integritetin dhe mbrojtjen.
Ne i analizojmë informacionet e pajisjes dhe lidhjes suaj për të identifikuar dhe hetuar motivet e sjelljes së dyshimtë.
Ruajmë dhe ndajmë informacionet me të tjerët, duke përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit dhe për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore.
Ne i përpunojmë informacionet tuaja kur respektojmë një detyrim ligjor duke përfshirë, për shembull, për të pasur akses në informacione të caktuara dhe për t’i ruajtur ose zbuluar ato nëse ekziston një kërkesë e vlefshme ligjore nga një rregullator, agjenci e zbatimit të ligjit ose nga të tjerë. Këtu përfshihen kthimi i përgjigjes për kërkesat ligjore kur nuk jemi të detyruar nga ligji në fuqi, por besojmë në mirëbesim që kërkohet me ligj në juridiksionin përkatës, ose ndarja e informacioneve me agjencitë e zbatimit të ligjit ose partnerët e sektorit për të luftuar sjelljen abuzive ose të paligjshme. Për shembull, ne ruajmë një pamje çasti të informacioneve të përdoruesit kur kërkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit, kur është e nevojshme për qëllimet e një hetimi. Ne ruajmë dhe ndajmë informacione kur kërkojmë këshilla ligjore ose kërkojmë të mbrojmë veten tonë në kontekstin e proceseve gjyqësore ose kontestimeve të tjera. Këtu përfshihen çështje të tilla si shkeljet e kushteve dhe politikave tona. Në disa raste, nëse nuk na jepni informacionet tuaja personale kur kërkohet me ligj, mund të shkaktoni shkeljen e ligjit në fuqi nga ju dhe nga Meta.
4. Informacionet që ndajmë
Ne kërkojmë nga partnerët dhe palët e treta të zbatojnë rregullat për mënyrën se si mund ose jo të përdorin dhe të zbulojnë informacionet që japim. Ja më shumë detaje se me kë i ndajmë informacionet:
Partnerët dhe ofruesit e tretë të shërbimeve: Ne punojmë me partnerë të tretë dhe me ofrues të tretë shërbimi për të na ndihmuar që të marrim përsipër sajtet dhe aktivitetet tona. Në varësi të mënyrës se si na mbështesin ose punojnë me ne, kur ndajmë informacione me ofrues të tretë shërbimi në këtë kapacitet, ne kërkojmë prej tyre të përdorin informacionet tuaja në emrin tonë në përputhje me udhëzimet dhe kushtet tona. Ne punojmë me lloje të ndryshme partnerësh dhe ofruesish shërbimi, që do të thotë, ata të cilët na mbështesin me marketingun, analitikën, anketat, panelet e reagimit dhe me përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve.
Kompanitë Meta: Ne i ndajmë informacionet që mbledhim në lidhje me aktivitetet tona ose nëpërmjet sajteve, infrastrukturës, sistemeve dhe teknologjive tona me kompanitë e tjera Meta. Ndarja na ndihmon të promovojmë sigurinë, mbrojtjen dhe integritetin; të personalizojmë ofertat dhe reklamat; të respektojmë ligjet në fuqi; të zhvillojmë dhe të ofrojmë veçori dhe integrime; dhe të kuptojmë se si i përdorin dhe ndërveprojnë njerëzit me Produktet e kompanisë Meta.
Informacionet ligjore dhe respektimi i rregullave: Ne mund të kemi akses, të ruajmë, të përdorim dhe të ndajmë informacionet tuaja (i) si përgjigje ndaj kërkesave ligjore, të tilla si mandatet e kërkimit, urdhrat gjyqësorë, urdhrat e paraqitjes ose thirrjet e gjykatës. Këto kërkesa vijnë nga palë të treta, të tilla si palët në konfliktet gjyqësore civile, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera qeveritare. Ne mund t’i ndajmë gjithashtu informacionet tuaja me organizatat e tjera, duke përfshirë kompanitë e tjera Meta ose palët e treta, të cilat na ndihmojmë që të hetojmë dhe t’i përgjigjemi kërkesave të tilla, (ii) në përputhje me ligjin në fuqi dhe (iii) për të promovuar sigurinë, mbrojtjen dhe integritetin e Produkteve, përdoruesve, punonjësve dhe pronës së Meta, si dhe të publikut. Këtu përfshihen, për qëllimet e hetimit të shkeljes së një marrëveshjeje, shkeljeve të kushteve ose politikave tona, ose kundërvajtjes ligjore, ose zbulimit, trajtimit dhe parandalimit të mashtrimit. Informacionet tuaja personale mund të zbulohen gjithashtu kur është e nevojshme për vërtetimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore dhe për të hetuar ose parandaluar humbjet ose lëndimet reale ose të dyshuara ndaj personave ose pronës.
Shitja e biznesit: Nëse shesim ose transferojmë të gjithë ose një pjesë të biznesit tonë te dikush tjetër, atëherë mund t’i japim pronarit të ri informacionet tuaja si pjesë e atij transaksioni, në përputhje me ligjin në fuqi.
5. Si të ushtroni të drejtat tuaja
Ju keni të drejta në lidhje me informacionet tuaja personale, në varësi të ligjit të zbatueshëm dhe të vendit ku banoni. Ndonëse disa prej këtyre të drejtave zbatohen në përgjithësi, disa të drejta zbatohen vetëm në raste të kufizuara ose në juridiksione të caktuara. Ju mund t’i ushtroni të drejtat tuaja duke na kontaktuar këtu.
- E drejta e aksesit/për të ditur - Ju keni të drejtën të kërkoni akses në informacionet tuaja dhe t’ju jepet një kopje e informacioneve të caktuara, duke përfshirë kategoritë e informacioneve tuaja personale që mbledhim, përdorim dhe zbulojmë, si dhe informacionet rreth praktikave tona për të dhënat.
- E drejta e korrigjimit - Ju keni të drejtën të kërkoni që të korrigjojmë informacionet e pasakta personale rreth jush.
- E drejta e fshirjes/kërkesës për të fshirë - Ju keni të drejtën, në raste të caktuara, të kërkoni që të fshijmë informacionet tuaja personale, me kusht që të ekzistojnë motive të vlefshme për ta bërë këtë dhe sipas ligjit në fuqi.
- E drejta e transportueshmërisë së të dhënave - Ju keni të drejtën të merrni, në raste të caktuara, informacionet tuaja në një format të strukturuar, që përdoret zakonisht dhe që mund të lexohet nga kompjuteri dhe t’i transmetoni këto informacione te një kontrollues tjetër.
- E drejta e kundërshtimit/refuzimit (të marketingut) - Ju keni të drejtën të kundërshtoni në çdo moment përpunimin që ka si qëllim marketingun e drejtpërdrejtë, profilizimin dhe .vendimmarrjen e automatizuar. Nëse i përdorim informacionet tuaja për marketing të drejtpërdrejtë, ju mund të kundërshtoni dhe të refuzoni marrjen e mesazheve të ardhshme të marketingut të drejtpërdrejtë, duke përdorur lidhjen e anulimit të abonimit në komunikime të tilla.
- E drejta e kundërshtimit - Ju keni të drejtën të kundërshtoni dhe të kufizoni përpunime të caktuara të informacioneve tuaja. Ju mund të kundërshtoni përpunimin e informacioneve tuaja nga ne kur mbështetemi në interesa të ligjshme ose kur kryejmë një detyrë për të mirën publike. Ne do të marrim parasysh disa faktorë kur të vlerësojmë një kundërshtim, duke përfshirë: Përveçse nëse konstatojmë se kemi motive të ligjshme bindëse për këto përpunime, të cilat nuk janë më të rëndësishme se interesat ose të drejtat dhe liritë tuaja themelore, ose nëse përpunimi nevojitet për arsye ligjore, kundërshtimi juaj do të mbështetet dhe ne do të ndërpresim përpunimin e informacioneve tuaja. Ju mund të përdorni më tej lidhjen e "anulimit të abonimit" në komunikimet tona të marketingut për ta ndaluar përdorimin nga ne të informacioneve për atë marketing të drejtpërdrejtë.
- Pritshmëritë tuaja të arsyeshme
- Përfitimet dhe rreziqet për ju, ne, përdoruesit e tjerë ose palët e treta
- Mjetet e tjera të disponueshme për të arritur të njëjtin qëllim, të cilat mund të jenë më pak invazive dhe nuk kërkojnë përpjekje joproporcionale
- E drejta e tërheqjes së pëlqimit tuaj - Aty ku kemi kërkuar pëlqimin tuaj për aktivitete të caktuara të përpunimit, ju keni të drejtën ta tërhiqni atë pëlqim në çdo moment. Kini parasysh se ligjshmëria e cilitdo përpunimi të ndërmarrë para se të tërhiqni pëlqimin tuaj, nuk do të ndikohet nga tërheqja.
- E drejta e ankimit - Ju mund të depozitoni një ankesë tek autoriteti juaj mbikëqyrës. Autoriteti kryesor mbikëqyrës i Meta Platforms Ireland Limited është Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave.
- E drejta për mosdiskriminim: Ne nuk do t’ju diskriminojmë për arsye se po ushtroni cilëndo prej këtyre të drejtave.
Kini parasysh se për të mbrojtur informacionet tuaja dhe integritetin e Shërbimeve tona të marketingut, mund të duhet që të verifikojmë identitetin tuaj para se të përpunojmë kërkesën tuaj. Në disa raste, mund të nevojitet të mbledhim informacione shtesë për të verifikuar identitetin tuaj, si p.sh. dokumentin e identifikimit të lëshuar nga qeveria në disa juridiksione. Sipas ligjeve të caktuara, ju mund t’i ushtroni këto të drejta vetë ose mund të caktoni një agjent të autorizuar për t’i bërë këto kërkesa në emrin tuaj.
Ligji Brazilian për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme
Ky seksion zbatohet për aktivitetet e përpunimit të informacioneve personale sipas ligjit brazilian dhe plotëson këtë Politikë të privatësisë.
Sipas ligjit brazilian “Për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme” (“LGPD”), ju keni të drejtën të keni akses në të dhënat tuaja dhe t’i korrigjoni, t’i transferoni, t’i fshini dhe të konfirmoni përpunimin nga ne të të dhënave tuaja. Në rrethana të caktuara, ju keni gjithashtu të drejtën të kundërshtoni dhe të kufizoni përpunimin e informacioneve tuaja personale ose mund të tërhiqni pëlqimin tuaj kur përpunojmë të dhënat që na jepni në bazë të pëlqimit tuaj. Kjo Politikë privatësie jep informacione se si i ndajmë të dhënat me palët e treta. Për të kërkuar më shumë informacione për praktikat tona për të dhënat, klikoni këtu.
Ju keni gjithashtu të drejtën t’i bëni kërkesë Autoritetit Brazilian për Mbrojtjen e të Dhënave, duke kontaktuar drejtpërdrejt atë.
6. Mbajtja e informacioneve tuaja
Ne do t’i mbajmë informacionet tuaja personale vetëm për sa kohë të jenë të nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të privatësisë. Meta do t’i mbajë informacionet tuaja, të cilat i mbledhim kur merrni pjesë në një panel reagimi ose në studime të reagimit, për të gjithë kohëzgjatjen e projektit dhe për aq kohë më pas sa të jetë e nevojshme për të kryer analiza, për t’iu përgjigjur rishikimit të kolegëve ose për të verifikuar ndryshe reagimin. Meta do t’i mbajë dhe do t’i përdorë informacionet tuaja personale deri në masën e nevojshme për të respektuar detyrimet tona ligjore (për shembull, nëse na kërkohet t’i mbajmë informacionet tuaja personale për të respektuar ligjin në fuqi), për të zgjidhur kontestimet dhe për të zbatuar kushtet tona. Pasi të kenë kaluar këto afate kohore të mbajtjes dhe të mos kemi arsye të tjera specifike për t’i mbajtur ato informacione personale, informacionet personale përkatëse do të fshihen.
7. Operacionet tona globale
Ne i ndajmë informacionet që mbledhim globalisht, si për përdorim të brendshëm nëpër zyrat dhe qendrat tona të të dhënave, ashtu dhe për përdorim të jashtëm me shitësit tanë, ofruesit e shërbimeve dhe palët e treta. Për arsye se Meta është globale, me klientë dhe punonjës në mbarë botën, transferimet janë të nevojshme për një varg arsyesh, duke përfshirë:
- Që të mund të operojmë dhe të ofrojmë shërbimet e deklaruara te kushtet e kësaj Politike privatësie.
- Që të mund të rregullojmë, të analizojmë dhe të përmirësojmë produktet tona në përputhje me këtë Politikë të privatësisë
Ku transferohen informacionet?
Informacionet tuaja do të transferohen ose transmetohen, ose do të ruhen dhe do të përpunohen në:
- Vendet ku kemi infrastrukturat ose qendrat e të dhënave, duke përfshirë, midis të tjerash, Shtetet e Bashkuara, Irlandën, Danimarkën dhe Suedinë
- Shtetet ku Workplace është i disponueshëm
- Shtete të tjera ku shitësit tanë, ofruesit e shërbimeve dhe palët e treta janë vendosur jashtë shtetit ku banoni, për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të privatësisë.
Si i mbrojmë informacionet tuaja?
Ne mbështetemi në mekanizmat e duhur për transferimet ndërkombëtare të të dhënave.
Mekanizmat që përdorim për transferimet globale të të dhënave
Ne mbështetemi në mekanizmat e duhur për transferimet ndërkombëtare. Për shembull, për informacionet që mbledhim:
Zona Ekonomike Evropiane
- Ne mbështetemi në vendimet nga Komisioni Evropian me të cilat ata pranojnë që shtete dhe territore të caktuara jashtë Zonës Ekonomike Evropiane garantojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje për të dhënat personale. Këto vendime përmenden si “vendime të përshtatshmërisë”. Veçanërisht, ne i transferojmë informacionet e mbledhura nga Zona Ekonomike Evropiane në Argjentinë, Izrael, Zelandën e Re, Zvicër dhe, kur vendimi është i zbatueshëm, Kanada, duke u bazuar te vendimet përkatëse të përshtatshmërisë. Mësoni më shumë rreth vendimit të përshtatshmërisë për çdo shtet. Meta Platforms, Inc. ka vërtetuar pjesëmarrjen e saj në Kuadrin e BE-SHBA-së për Privatësinë e të Dhënave. Ne mbështetemi në Kuadrin e BE-SHBA-së për Privatësinë e të Dhënave dhe në vendimin përkatës të Komisionit Evropian për përshtatshmërinë, për transferimet e informacioneve për produktet dhe shërbimet e specifikuara në atë certifikatë. Për më shumë informacione, rishikoni Deklaratën e zbulimit të Meta Platforms, Inc. për Kuadrin për Privatësinë e të Dhënave.
- Në situata të tjera, ne mbështetemi në klauzolat kontraktuale standarde të miratuara nga Komisioni Evropian (dhe në klauzolat kontraktuale standarde për MB-në, sipas rastit) ose në kufizimet e parashikuara në ligjin në fuqi për të transferuar informacione në një shtet të tretë.
- Përveç kësaj, rishikoni hapat shtesë që ndërmarrim për të transferuar në mënyrë të sigurt informacionet tuaja.
Nëse keni pyetje për transferimet tona ndërkombëtare të të dhënave dhe për klauzolat kontraktuale standarde, mund të na kontaktoni.
Koreja
Mësoni më shumë për të drejtat e privatësisë të disponueshme për ju, detajet për palët e treta me të cilat ndajmë informacionet tuaja dhe për çështje të tjera, duke rishikuar Njoftimin tonë të privatësisë për Korenë.
ROW:
- Në situata të tjera, ne mbështetemi në klauzolat kontraktuale standarde të miratuara nga Komisioni Evropian (dhe në klauzolat kontraktuale standarde për MB-në, sipas rastit) ose në kufizimet e parashikuara në ligjin në fuqi për të transferuar informacione në një shtet të tretë.
- Ne mbështetemi te përcaktimet nga Komisioni Evropian dhe nga autoritetet e tjera përkatëse, për faktin nëse shtetet e tjera kanë nivele të përshtatshme të mbrojtjes së të dhënave.
- Ne përdorim mekanizma ekuivalentë sipas ligjeve në fuqi që zbatohen për transferimet e të dhënave në Shtetet e Bashkuara dhe në shtetet e tjera përkatëse.
Ne sigurohemi gjithashtu që të zbatohen masat e duhura mbrojtëse sa herë që transferojmë informacionet tuaja. Për shembull, ne i enkriptojmë informacionet tuaja kur janë në tranzit në rrjete publike për t’i mbrojtur ato nga aksesi i paautorizuar.
8. Bazat tona ligjore për përpunimin
Sipas ligjeve të caktuara në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, kompanitë duhet të kenë një bazë ligjore për të përpunuar të dhënat personale. Kur flasim për "përpunimin e të dhënave personale", ne nënkuptojmë mënyrat me të cilat i mbledhim, i përdorim dhe i ndajmë informacionet tuaja, siç i kemi përshkruar në seksionet e tjera të mësipërme të kësaj Politike të privatësisë.
Cila është baza jonë ligjore?
Në varësi të juridiksionit tuaj dhe të rrethanave në të cilat ndodheni, ne mbështetemi në baza të ndryshme ligjore për të përpunuar informacionet tuaja për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të privatësisë. Ne mund të mbështetemi gjithashtu në baza të ndryshme ligjore kur i përpunojmë informacionet tuaja të njëjta për qëllime të ndryshme. Në juridiksione të caktuara, ne mbështetemi kryesisht në pëlqimin tuaj për të përpunuar informacionet tuaja personale. Në juridiksione të tjera, duke përfshirë Rajonin e Evropës, ne do të mbështetemi në bazat e mëposhtme ligjore. Për çdo bazë të mëposhtme ligjore, ne përshkruajmë pse i përpunojmë informacionet tuaja.
Interesat e ligjshme
Ne mbështetemi në interesat tona të ligjshme ose në interesat e ligjshme të një pale të tretë kur ato nuk janë më të rëndësishme se interesat tuaja ose të drejtat dhe liritë tuaja themelore (“interesat e ligjshme”):
Pse dhe si i përpunojmë informacionet tuaja | Interesat e ligjshme ku mbështeten | Kategoritë e informacioneve të përdorura |
---|---|---|
Për të ofruar, përmirësuar dhe zhvilluar sajtin dhe aktivitetet tona, ne: Analizojmë informacionet tuaja dhe se si e përdorni sajtin tonë dhe se si i përdorni dhe angazhoheni në aktivitetet tona. | Ne na intereson të kuptojmë aktivitetin e sajtit tonë, si dhe të monitorojmë dhe të përmirësojmë sajtin tonë. Ne na intereson të ofrojmë aktivitete marketingu dhe reagimi, për të kuptuar se si i përdorni këto dhe për t’i zhvilluar dhe përmirësuar ato. |
|
Për të kuptuar se çfarë duan dhe pëlqejnë përdoruesit, ne: Ofrojmë aktivitetet tona, duke përfshirë analizimin e informacioneve dhe reagimit tuaj nëse merrni pjesë në një panel reagimi dhe në studime të tjera të reagimit ku, për shembull, testoni konceptet e reja dhe shikoni paraprakisht veçoritë e Workplace. Informacionet që marrim nga pjesëmarrja juaj në një panel reagimi dhe në studime të tjera të reagimit do të bashkohen dhe do të përdoren në një formë të çidentifikuar dhe, nëse përdoret një citim ose ndjenjë në një raport reagimi ose statistikash, raporti nuk do t’jua atribuojë atë juve personalisht. | Është në interesin tonë dhe në interesin e klientëve që të kuptojmë se çfarë duan dhe pëlqejnë klientët dhe ta përdorim këtë që të informohemi nëse duhet t’i ndryshojmë apo t’i prezantojmë veçoritë e reja të Workplace apo produktet dhe shërbimet e tjera dhe për të marrë statistika të tjera. |
|
Për të komunikuar me ju dhe për t’ju dërguar komunikime të marketingut (kur nuk bazohen në dhënien e pëlqimit). Nëse regjistroheni që të merrni komunikime marketingu me email, si p.sh. buletine informative, ju mund të anuloni abonimin në çdo moment duke klikuar te lidhja “anulo abonimin” që përfshihet në fund të çdo emaili. Ne komunikojmë me ju për aktivitetet tona, si dhe për politikat dhe/ose kushtet tona, sipas rastit. Ne gjithashtu ju përgjigjemi kur na kontaktoni. | Është në interesin tonë t’ju dërgojmë komunikime të marketingut të drejtpërdrejtë për të shitur produktet tona dhe për t’ju dhënë informacione për produktet e reja ose të përditësuara që ju interesojnë. Është në interesin tonë të komunikojmë me ju për aktivitetet tona. Është në interesin tonë dhe tuajin t’i përdorim informacionet tuaj për t’ju përgjigjur kur na kontaktoni. |
|
Për të ofruar, personalizuar, matur dhe përmirësuar marketingun dhe reklamimin tonë, ne: Përdorim informacionet tuaja për reklama të synuara, duke përfshirë nëpërmjet rrjeteve të palëve të para dhe atyre të treta dhe për të krijuar audienca të ngjashme, audienca të përshtatura dhe matje në rrjetet e reklamave të palëve të para dhe të treta. | Është në interesin tonë të kryejmë aktivitete marketingu dhe reklamimi. |
|
Për të promovuar sigurinë, integritetin dhe mbrojtjen, ne: Analizojmë informacionet e pajisjes dhe të lidhjes suaj për të identifikuar dhe hetuar motivet e sjelljes së dyshimtë. | Është në interesin tonë dhe në interesin e përdoruesve të sajteve tona si dhe të pjesëmarrësve në aktivitetet tona të marketingut dhe reagimit që të sigurojmë sistemet përkatëse dhe të luftojmë përmbajtjen e bezdisshme, kërcënimet, abuzimin ose aktivitetet e shkeljes dhe të promovojmë mbrojtjen dhe sigurinë në sajtet dhe aktivitetet. |
|
Ne ruajmë dhe ndajmë informacione me të tjerët, duke përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit, dhe për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore. Këtu përfshihen kthimi i përgjigjes për kërkesat ligjore kur nuk jemi të detyruar nga ligji në fuqi, por besojmë në mirëbesim që kërkohet me ligj në juridiksionin përkatës ose ndarja e informacioneve me agjencitë e zbatimit të ligjit ose partnerët e sektorit për të luftuar sjelljen abuzive ose të paligjshme. Për shembull, ne ruajmë një pamje çasti të informacioneve të përdoruesit kur kërkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit, kur është e nevojshme për qëllimet e një hetimi. | Është në interesin tonë dhe në interesin e përdoruesve tanë që të parandalojmë dhe të trajtojmë mashtrimin, përdorimin e paautorizuar të sajteve ose aktiviteteve tona, shkeljet e kushteve dhe politikave tona ose aktivitetet e tjera të dëmshme ose të paligjshme. Është në interesin tonë që të mbrojmë veten tonë (duke përfshirë të drejtat, personelin, pronën ose produktet tona), përdoruesit tanë ose të tjerët, duke përfshirë, si pjesë të hetimeve ose kërkesave rregullatore për informacion; ose që të parandalojmë vdekjen ose lëndimin e pashmangshëm në trup. Agjencitë përkatëse të zbatimit të ligjit, qeveria, autoritetet dhe partnerët e sektorit kanë një interes të ligjshëm që të hetojnë dhe të luftojnë sjelljen abuzive ose të paligjshme. |
|
Ne ruajmë dhe ndajmë informacione kur kërkojmë këshilla ligjore ose kërkojmë të mbrojmë veten tonë në kontekstin e proceseve gjyqësore ose kontestimeve të tjera. Këtu përfshihen çështje të tilla si shkeljet e kushteve dhe politikave tona, sipas rastit. | Është në interesin tonë dhe në interesin e përdoruesve tanë që t’i përgjigjemi ankesave, të parandalojmë dhe të trajtojmë mashtrimin, përdorimin e paautorizuar të sajteve ose aktiviteteve tona, shkeljet e kushteve dhe politikave tona të zbatueshme, sipas rastit, ose aktivitetet e tjera të dëmshme ose të paligjshme. Është në interesin tonë që të kërkojmë këshilla ligjore dhe të mbrojmë veten tonë (duke përfshirë të drejtat, personelin, pronën ose produktet tona), përdoruesit tanë ose të tjerët, duke përfshirë, si pjesë të hetimeve ose kërkesave rregullatore për informacion dhe të çështjeve gjyqësore ose kontestimeve të tjera. |
|
Pëlqimi juaj
Ne i përpunojmë informacionet për qëllimet e përshkruara më poshtë kur na keni dhënë pëlqimin tuaj. Kategoritë e informacioneve të përdorura dhe pse dhe si përpunohen ato janë përcaktuar më poshtë:
Ne i përpunojmë informacionet për qëllimet e përshkruara më poshtë kur na keni dhënë pëlqimin tuaj. Kategoritë e informacioneve të përdorura dhe pse dhe si përpunohen ato janë përcaktuar më poshtë:
Pse dhe si i përpunojmë informacionet tuaja | Kategoritë e informacioneve të përdorura |
---|---|
Për t’ju dërguar komunikime për marketingun (kur bazohen në pëlqimin tuaj). Kur i përpunojmë informacionet tuaja në bazë të pëlqimit tuaj, ju keni të drejtën ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo moment, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit në bazë të këtij pëlqimi para se pëlqimi të tërhiqej, duke na kontaktuar me anë të informacioneve të kontaktit të përcaktuara më poshtë. Ju mund të anuloni abonimin në komunikimet e marketingut me email në çdo moment, duke klikuar te lidhja “anulo abonimin” të përfshirë në fund të çdo emaili. |
|
Respektimi i një detyrimi ligjor
Ne i përpunojmë informacionet tuaja për të respektuar një detyrim ligjor, duke përfshirë, për shembull, për të pasur akses në informacione të caktuara dhe për t’i ruajtur ose zbuluar ato nëse ekziston një kërkesë e vlefshme ligjore.
Ne i përpunojmë informacionet tuaja për të respektuar një detyrim ligjor, duke përfshirë, për shembull, për të pasur akses në informacione të caktuara dhe për t’i ruajtur ose zbuluar ato nëse ekziston një kërkesë e vlefshme ligjore.
Pse dhe si i përpunojmë informacionet tuaja | Kategoritë e informacioneve të përdorura |
---|---|
Për të përpunuar informacionet kur respektojmë një detyrim ligjor, duke përfshirë, për shembull, për të pasur akses në informacione të caktuara dhe për t’i ruajtur ose zbuluar ato nëse ekziston një kërkesë e vlefshme ligjore nga një rregullator, agjenci e zbatimit të ligjit ose nga të tjerë. Për shembull, një mandat kërkimi ose urdhër paraqitjeje nga agjencitë irlandeze të zbatimit të ligjit për të dhënë informacione në lidhje me një hetim, si p.sh. adresën tuaj IP. |
|
Mbrojtja e interesave tuaja jetike ose të atyre të një personi tjetër
Ne përpunojmë informacionet kur interesat jetike të dikujt kërkojnë mbrojtje.
Ne përpunojmë informacionet kur interesat jetike të dikujt kërkojnë mbrojtje.
Pse dhe si i përpunojmë informacionet tuaja | Kategoritë e informacioneve të përdorura |
---|---|
Ne i ndajmë informacionet me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të tjerët, në rrethanat kur nevojitet mbrojtja e interesave jetike të dikujt, si p.sh. në raste emergjencash. Këto interesa jetike përfshijnë mbrojtjen e jetës suaj ose të dikujt tjetër, të shëndetit mendor ose fizik, mirëqenies ose integritetit tuaj ose të të tjerëve. |
|
9. Përditësimet për Politikën e privatësisë
Ne mund ta ndryshojmë ose ta përditësojmë herë pas here Politikën tonë të privatësisë. Ne do të postojmë Politikën e re të privatësisë, do të përditësojmë datën e “Modifikimit të fundit” në krye dhe do të ndërmarrim hapa të tjerë që kërkohen nga ligji në fuqi. Rishikoni herë pas here Politikën tonë të privatësisë.
10. Kush është përgjegjës për informacionet tuaja
Ne mund ta ndryshojmë ose ta përditësojmë herë pas here Politikën tonë të privatësisë. Ne do të postojmë Politikën e re të privatësisë, do të përditësojmë datën e “Modifikimit të fundit” në krye dhe do të ndërmarrim hapa të tjerë që kërkohen nga ligji në fuqi. Rishikoni herë pas here Politikën tonë të privatësisë.
Nëse jetoni në një shtet ose territor në “Rajonin Evropian” (i cili përfshin shtetet në Bashkimin Evropian dhe të tjerat: Andorrë, Austri, Azore, Belgjikë, Bullgari, Ishujt Kanarie, Ishujt e Kanalit, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Guajanën Franceze, Gjermani, Gjibraltar, Greqi, Guadelupe, Hungari, Islandë, Irlandë, Ishullin e Manit, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Madeira, Maltë, Martinikë, Majotë, Monako, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Republikën e Qipros, Reunion, Rumani, San Marino, Shën Martin, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, bazat sovrane të Mbretërisë së Bashkuar në Qipro (Akrotiri dhe Dhekelia) dhe në Qytetin e Vatikanit) ose jetoni ndryshe jashtë Shteteve të bashkuara ose Kanadasë, kontrolluesi i të dhënave përgjegjës për informacionet tuaja është Meta Platforms Ireland Limited.
Nëse jetoni në SHBA ose Kanada, entiteti përgjegjës për informacionet tuaja është Meta Platforms Inc.
11. Na kontaktoni
Nëse keni pyetje për këtë Politikë të privatësisë ose keni pyetje, ankesa ose kërkesa lidhur me informacionet tuaj personale, si dhe politikat dhe praktikat tona të privatësisë, mund të na kontaktoni. Mund të na kontaktoni me email në workplace.team@fb.com ose me postë në:
SHBA dhe Kanada:
Meta Platforms, Inc.
ATTN: Privacy Operations
1601 Willow Road
Menlo Park, CA 94025
Pjesa tjetër e Botës (duke përfshirë rajonin Evropian):
Meta Platforms Ireland Limited
Merrion Road
Dublin 4
D04 X2K5
Irlandë
Oficeri për mbrojtjen e të dhënave për Meta Platforms Ireland Limited mund të kontaktohet këtu.