Politika e privatësisë e Workplace


Workplace from Meta është një platformë në linjë e krijuar nga Meta, e cila i lejon përdoruesit të bashkëpunojnë dhe të ndajnë informacione në punë. Platforma Workplace përfshin sajtet e uebit dhe aplikacionet e Workplace, si dhe shërbimet përkatëse në linjë, së bashku "Shërbimi".
Kjo Politikë e privatësisë përshkruan se si mblidhen, përdoren dhe ndahen informacionet tuaja kur përdorni Shërbimin.
Shërbimi është krijuar që të përdoret nga organizatat dhe në përputhje me udhëzimet e tyre dhe ju ofrohet nga punëdhënësi juaj ose nga një organizatë tjetër që ka autorizuar aksesin tuaj në Shërbim dhe përdorimin e tij nga ju (“Organizata” juaj).
Shërbimi është i veçuar nga shërbimet e tjera të Meta që mund të përdorni. Ato shërbime të tjera të Meta ju ofrohen nga Meta dhe kontrollohen nga kushtet e tyre. Sidoqoftë, Shërbimi ofrohet nga Organizata juaj dhe kontrollohet nga kjo Politikë e privatësisë, si dhe nga Politika e përdorimit të pranueshëm të Workplace dhe Politika e kukive të Workplace.
Organizata juaj është përgjegjëse për llogarinë tuaj të Workplace dhe e administron atë ("Llogaria juaj"). Organizata juaj është gjithashtu përgjegjëse për mbledhjen dhe përdorimin e çdo të dhëne që dorëzoni ose jepni përmes shërbimit dhe ky përdorim kontrollohet nga kushtet që ka vendosur Organizata juaj me Meta.
Përveç kësaj Politike të privatësisë, Organizata juaj mund të ketë politika ose kode të tjera të sjelljes, të cilat do të zbatohen në lidhje me përdorimin e Shërbimit nga ju.
Nëse keni pyetje për përdorimin e Shërbimit nga ju, kontaktoni Organizatën tuaj.

I. Çfarë lloje informacionesh mblidhen?
Organizata juaj do të mbledhë llojet e mëposhtme të informacioneve kur ju, kolegët tuaj ose përdoruesit e tjerë të kenë akses në Shërbim:
  • informacionet tuaja të kontaktit, të tilla si emri dhe mbiemri dhe adresa e emailit;
  • emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj;
  • titullin tuaj të punës, informacionet e departamentit dhe informacionet e tjera që lidhen me punën ose Organizatën tuaj;
  • përmbajtjen, komunikimet dhe informacionet e tjera që jepni kur përdorni Shërbimin, duke përfshirë kur regjistroheni për një llogari, kur krijoni ose ndani përmbajtje dhe kur dërgoni mesazhe ose komunikoni me të tjerët. Këtu mund të përfshihen informacionet në përmbajtjen që jepni ose rreth saj (të tilla si meta të dhënat), si p.sh. vendndodhja e një fotografie ose data kur u krijua një skedar;
  • përmbajtjen, komunikimet dhe informacionet që japin njerëzit e tjerë kur përdorin Shërbimin. Këtu mund të përfshihen informacionet rreth jush, si p.sh. kur ata ndajnë ose komentojnë në një fotografi në të cilën jeni ju, ju dërgojnë një mesazh ose ngarkojnë, sinkronizojnë ose importojnë informacionet tuaja të kontaktit;
  • të gjitha komunikimet me përdoruesit e tjerë të Shërbimit;
  • komunikimet, reagimet, sugjerimet dhe idetë e përdoruesve që i dërgohen Organizatës suaj;
  • informacionet e faturimit; dhe
  • informacionet që jepni kur ju ose Organizata juaj kontaktoni ose angazhoni mbështetjen e platformës në lidhje me Shërbimin.

II. Si i përdor Organizata juaj këto informacione?
Organizata juaj do t’i ndajë informacionet që mbledh me Meta, si ofruesi i platformës, në mënyrë që ta lejojë Meta të ofrojë dhe të mbështesë Shërbimin për Organizatën tuaj dhe për përdoruesit e tjerë dhe në përputhje me të gjitha udhëzimet e tjera nga Organizata juaj. Në shembujt e këtij përdorimi përfshihen:
  • komunikimi me përdoruesit dhe administratorët lidhur me përdorimin e Shërbimit prej tyre;
  • përmirësimi i sigurisë dhe mbrojtjes së Shërbimit për Organizatën tuaj dhe përdoruesit e tjerë; si p.sh. duke hetuar aktivitetin e dyshimtë ose shkeljet e kushteve ose politikave të zbatueshme;
  • personalizimi i eksperiencave tuaja dhe të Organizatës suaj si pjesë e ofrimit të Shërbimit nga ne;
  • zhvillimi i mjeteve, produkteve ose shërbimeve të reja brenda Shërbimit për Organizatën tuaj;
  • aktiviteti i lidhur në Shërbim nëpër pajisjet e ndryshme të operuara nga i njëjti individ për të përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të Shërbimit;
  • identifikimi dhe rregullimi i defekteve në kod që mund të jenë të pranishme; dhe
  • kryerja e analitikës së të dhënave dhe sistemit, duke përfshirë studimet për të përmirësuar Shërbimin.

III. Zbulimi i informacioneve
Organizata juaj i zbulon informacionet e mbledhura në mënyrat në vijim:
  • tek ofruesit e tretë të shërbimeve që ndihmojnë në ofrimin e Shërbimit ose të një pjese të Shërbimit;
  • tek aplikacionet, sajtet e uebit ose shërbimet e tjera të palëve të treta me të cilat mund të lidheni nëpërmjet Shërbimit;
  • në lidhje me një transaksion të rëndësishëm korporativ, siç është transferimi i Shërbimit, një shkrirje, konsolidim, shitja e aktivëve ose në rastin e pamundur të një falimentimi ose paaftësie për të paguar;
  • për të mbrojtur sigurinë e cilitdo personi; për të zgjidhur problemet që lidhen me mashtrimin, sigurinë ose problemet teknike; dhe
  • në lidhje me një fletëthirrje, mandat kërkimi, urdhër zbulimi ose një kërkesë apo urdhër tjetër nga një agjenci e zbatimit të ligjit.

IV. Aksesi tek informacionet tuaja dhe modifikimi i tyre
Ju dhe Organizata juaj mund të keni akses në informacionet që keni ngarkuar te Shërbimi, si dhe t’i korrigjoni ose t’i fshini ato, duke përdorur mjetet brenda Shërbimit (për shembull, duke redaktuar informacionet tuaja të profilit ose nëpërmjet regjistrit të aktiviteteve). Nëse nuk mund ta bëni këtë duke përdorur mjetet e ofruara në Shërbim, duhet të kontaktoni drejtpërdrejt Organizatën tuaj për të pasur akses në informacionet tuaja ose për t’i modifikuar ato.

V. Kuadri i BE-SHBA-së për Privatësinë e të Dhënave
Meta Platforms, Inc. ka certifikuar pjesëmarrjen e saj në Kuadrin e BE-SHBA-së për Privatësinë e të Dhënave. Ne mbështetemi në Kuadrin e BE-SHBA-së për Privatësinë e të Dhënave dhe në vendimin përkatës të Komisionit Evropian për përshtatshmërinë, për transferimet e informacioneve te Meta Platforms, Inc. në SHBA për produktet dhe shërbimet e specifikuara në atë certifikatë. Për më shumë informacione, rishikoni Deklaratën e zbulimit të Meta Platforms, Inc. për Kuadrin për Privatësinë e të Dhënave.

VI. Lidhjet dhe përmbajtja e palëve të treta
Shërbimi mund të përmbajë lidhje për përmbajtjen e mirëmbajtur nga palë të treta, të cilat nuk kontrollohen nga Organizata juaj. Duhet të rishikoni politikat e privatësisë të secilit sajt uebi që vizitoni.

VII. Mbyllja e llogarisë
Nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e Shërbimit, duhet të kontaktoni Organizatën tuaj. Po ashtu, nëse ndaloni të punoni për Organizatën ose me të, Organizata mund ta pezullojë Llogarinë tuaj dhe/ose të fshijë të gjitha informacionet e lidhura me Llogarinë tuaj.
Fshirja e një llogarie pas mbylljes së llogarisë zgjat zakonisht 90 ditë, por disa informacione mund të mbeten në kopjet rezervë për një periudhë të arsyeshme kohore. Kini parasysh se përmbajtja që krijoni dhe ndani në Shërbim është në pronësi të Organizatës suaj dhe mund të qëndrojë në Shërbim dhe aksesi në të mund të arrihet edhe nëse Organizata juaj e çaktivizon ose e mbyll Llogarinë tuaj. Në këtë mënyrë, përmbajtja që jepni në Shërbim është e ngjashme me llojet e tjera të përmbajtjes (të tilla si prezantimet ose shënimet) që mund të gjeneroni gjatë punës suaj.

VIII. Ndryshimet në Politikën e privatësisë
Kjo Politikë privatësie mund të përditësohet herë pas here. Kur të përditësohet, data e “përditësimit të fundit" më poshtë do të ndryshohet dhe Politika e re e privatësisë do të postohet në linjë.

IX. Kontakti
Nëse keni pyetje rreth kësaj Politike të privatësisë ose Politikës së përdorimit të pranueshëm të Workplace, kontaktoni Organizatën tuaj nëpërmjet administratorit të Organizatës.
Për banorët e Kalifornisë, mund të mësoni më shumë rreth të drejtave tuaja të privatësisë si konsumatorë duke kontaktuar Organizatën tuaj nëpërmjet administratorit të Organizatës suaj.

Përditësimi i fundit: 10 tetor 2023